Rrëzohet teleferiku në Çeki, pasoja në jetë njerëzore (pamje) – Shqip

by admin
Spread the love

Një person humbi jetën kur kabina e teleferikut u nda nga kablloja, ngjarje e ndodhur në veri të Republikës Çeke sot, ndërsa të tjerët u shpëtuan nga kabina tjetër, tha një zëdhënës i shërbimit të shpëtimit.

Mediat vendase çeke kanë raportuar më herët se disa persona kanë mbetur të plagosur nga rrëzimi një kabine në një teleferik në një zonë malore në veri të Republikës Çeke,.

Televizioni çek raportoi se teleferiku është dashur të ndalojë së punuari më 1 nëntor për shkak të mirëmbajtjes së planifikuar.

Në rrjetet sociale tashmë janë shfaqur regjistrimet e para nga vendi i aksidentit. /tesheshi.com/

You may also like