Rrëzimi i balonës, përplaset Kina e SHBA: S’na e hidhni dot!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rrëzimi i balonës kineze është kthyer në shkakun e një përshkallëzimi të ri të tensioneve mes Kinës e SHBA-së.

Pekini refuzoi kërkesën për një telefonatë midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe pas eleminimit të balonës që nga Washingtoni konsiderohej se kishte qëllime përgjimi, por që pala kineze e përshkruante vetëm si një “dron metereologjik”.

Një avion luftarak i Forcës Ajrore të SHBA-së rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut, një javë pasi ajo hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një dramë publike spiunazhi që përkeqësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pentagoni bëri kërkesën për një telefonatë pas rrëzimit të balonës, tha zëdhënësi i tij, gjeneral brigade Pat Ryder, por fatkeqësisht Kina e refuzoi kërkesën.

“Angazhimi ynë për të hapur linjat e komunikimit do të vazhdojë”, shtoi ai.

Balona shkaktoi reagime të forta politike në Uashington dhe kryediplomati amerikan, Antony Blinken, lajmëroi shtyrjen për një moment tjetër të një vizite në Pekin, që të dyja vendet kishin shpresuar se do të ndihmonte për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre të vështira.

Edhe pse burime të inteligjencës amerikane kanë insistuar se balona ishte përdorur nga ushtria kineze për spiunim, Pekini i qëndron linjës së tij se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike që kishte ndryshuar gabimisht drejtim duke përfunduar në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një reagim të ekzagjeruar.

 


Top Channel

You may also like