‘Rreziku nga lufta mbetet i lartë’, Moldavia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Parlamenti i Moldavisë votoi të enjten për të gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë të tjera, pasi qeveria tha se ende i duhet më shumë pushtet për t’u përballur me pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryeministrja moldave, Natalia Gavrilita u ka thënë ligjvënësve se ka rreziqe të vazhdueshme për energjinë dhe sigurinë kufitare, shkruan Reuters.

“Rreziku për Moldavinë, për shkak të luftës në Ukrainë, është i lartë. Qeverisë i duhet pushtet shtesë”, u shpreh ajo.

Rreth 500.000 banorë të Ukrainës kanë ikur nga shteti i tyre, prej kur Rusia ka nisur pushtimin në muajin shkurt. Rreth 100.000 prej tyre vazhdojnë të jenë në Moldavi.

Parlamenti i Moldavisë ka shpallur fillimisht gjendjen e jashtëzakonshme dy ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Rruga Press

You may also like