Rrezikohet Shqipëria nga sulmi rus? Rama: Lufta do të ketë impakt real, por ne nuk jemi si Ukraina, por vend i NATO-s

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi, sa dhe ku janë gjëra që mbeten për t’u parë, por nuk jemi në këtë moment dhe pozicioni jonë është solid dhe komod”. Këto ishin fjalët e kryeministrit shqiptar Edi Rama, pas përfundimit të Samitit të NATO-s mbi krizën në Ukrainë, tashmë të shndërruar në luftë të hapur nga Moska.

“Ka shumë rëndësi të vazhdojmë punën dhe aktivitetin tonë jetësor, sepse jemi vend i NATO. Sot është përsëritur nga të gjithë në Samit, që vendet e NATO-s janë në një regjim tjetër mbrojtjeje. Ukraina është një vend partner, por që sipas kushtetutës të NATO-s nuk e vë në lëvizje menjëherë artikullin 5 që kur sulmohet njeri janë sulmuar të gjithë, dhe të gjithë do të mbrohen”, shtoi ai.

Rama iu përgjigj shqetësimit të opinionit publik shqiptar mbi pasoja të mundshme në Ballkanin Perëndimor, madje edhe në Shqipëri. “E di që ka një pjesë njerëzish që janë të trembur që lufta mund të vijë në Shqipëri dhe ne nuk kemi avionë dhe raketa, por ne nuk jemi në NATO si anëtar për të pasur raketa, por për të pasur një seri prioritetesh, të koordinuara për bukuri me Aleancën, edhe pse kemi plane për investime në ushtri, kujtoj se po ndërtohet një bazë e NATO-s ku do të kemi avionët aty”., tha Rama.

You may also like