“Rrezik divorci, e tradhton me Brozovic”, Wanda: Ai lajm e largoi nga Interi

by admin
Spread the love

Katër vite më parë bëri bujë një lajm në revistën “King Corona”. Një lajm tradhtie i Wanda Nara ndaj Mauro Icardi mori vëmendjen e të gjithëve, mbi të gjitha edhe për faktin se thuhej se diçka e tillë kishte ndodhur me Marcelo Brozovic.

Wanda, Mauro, por edhe futbollisti kroat, ngritën pasi ndaj Fabrizio Corona dhe së fundmi bukuroshja ka folur përpara gjyqtares Elisabetta Canevini.

“Ai lajm solli vuajtje në familje. Kam 5 fëmijë që shkonin në shkollë në Milano në atë kohë. Nga ai moment filloi hendeku i madh midis Icardit, tifozëve, klubit dhe drejtuesve. Ne jemi një familje tradicionale dhe kjo histori na ka sjellë probleme brenda dhe jashtë familjes.

Askush nuk mund ta kuptonte se ku e morën këtë histori të pavërtetë. Atëherë kisha 6 vite që isha me burrin tim. Nuk e mora asnjëherë numrin e Brozovic. Ai nuk ishte as një person me të cilin takoheshim, sicc ndodh mes miqsh në një ekip. Pavarësisht kësaj artikulli fliste për mesazhe mes meje dhe tij.

Ai lajm u botua në shumë gazeta online, madje edhe në Argjentinë. Fluturoi në të gjithë botën dhe mund të them se nuk ishte i vërtetë. Unë nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie me Brozovic”, është shprehur Wanda Nara. / oversport.tv

You may also like