Rreth tetë përqind e faturës mujore të rrymës shkon për enëlarësen, KEDS udhëzon kur ta përdorni

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kompania e Furnizimit me Energji Elektrike, KEDS, ka nxjerr një mesatare se sa harxhon rrymë enëlarësja.

Sipas tyre 7.80 përqind e shpenzimit të faturës mujore të rrymës shkon për këtë pajisje, transmeton Klankosova.tv.

“Një përqindje e tillë mund të zvogëlohet nëse enëlarësen nuk e lëshojmë pa qenë e mbushur. Po ashtu, mënyrë tjetër e kursimit është edhe përdorimi i enëlarëses pas orës 22:00 (kur fillon tarifa e ulët)”, thuhet në një postim në faqen e KEDS.

“Përllogaritjet janë bërë duke konsideruar mesataren e shpenzimit të konsumatorëve shtëpiakë, pa llogaritur shpenzimin e ngrohjes me energji elektrike”.

 

You may also like