Rreth 2 milionë klikime në pak orë, Wanda thyen rrjetin

by admin
Spread the love

Kënga e re e reperit argjentinas L-Gante është kthyer në hit-in e momentit në Argjentinë. Wanda Nara buzëqesh përkrah tij dhe më pas të dy i pëshpëritin diçka njëri-tjetrit në vesh. Mes të dyve ka një mirëkuptim të madh, veçanërisht për sa i takon marketingut.

Në programin argjentinas “A la tarde” është folur për një seri gjërash që kanë ndodhur gjatë xhirimeve, në momentin e regjistrimit të videos: “Ditën e regjistrimit, në një nga skenat ka pasur një bisedë nga ana e Wanda-s dhe Kennys Palacios…

Kur ka ardhur skena e krevatit, kanë bërë shaka se deri ku mund të shtyheshin dhe ajo ka thënë: ‘Më kanë paguar 16 mijë dollarë, si mos ta bëj’. “Ky është çmimi që i ka kërkuar shtëpisë diskografike. Dhe po flasim për një video që ka kërkuar pak kohë për t’u realizuar”.

You may also like