Rrëshqitjet e dheut sfida kryesore për ndërtimin e austostradës – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në autostradën Kërçovë – Ohër ka dy rrëshqitje të reja të dheut respektivisht gjithsejt 13. Afati për ndërtimin e rrugës është tejkaluar, por autoritetet thonë se nuk bëhet fjalë për lëshime dhe gabime por janë sfida për projekte të mëdha ndërtimore.

“Problemet në realizimin e trasesë së autostradës Ohër – Kërçovë janë të aspektit projektues dhe Teknik. Edhe në preiudhën e ardhshme do të vazhdojmë me punë në këtë rrugë, me zgjidhjen e problemeve me rrëshqitjet e dheut në konsultim me ekspertë të cilët nuk janë konsultuar gjatë projektimit të fazës së parë të ndërtimit”, tha Blagoj Boçvarski.

Drejtori i Ndërmarrjes për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, deklaroi se kjo është një shembull I keq se si projektohet dhe zbatohet projekti.

“Këtë e thonë ekspertët, këtë e thotë Enti Shtetror për Revizion, këtë e thotë edhe eksperti I Fidik në raportin e tij. Jemi këtu bashkë që t`i shohim gjithë problemet që paraqiten gjatë ndërtimit të autostradës”, tha Ejup Rustemi.

Për shkak të rrëshqitjeve të shumta të dheut gjatë ndërtimit të autostradës Kërçov-Ohër, ndërtimet disa herë u ndërprenë. Deri tani ka pasur rreth 11 rëshqitje të dheut ndërkaq siç informon mbykqyrësi kryesor Branko Vollçevski janë regjstruar edhe dy rrëshqitje të reja.

“Tani gjithmonë ka mundësi, kjo nuk mund të mënjanohet asnjëherë, por gjithmonë themi se për çdo lloj të rrëshqitjes, nuk është e përshtatshme zgjidhja e njëjtë, por nga eksperienca që do ta zbatojmë në këto zgjidhje teknike për realizim, vlerësoj se edhe në të ardhmen, të themi çfarëdo befasie, mendoj se do të kemi bazë të mirë se si të jemi teknikisht të përgatitur”, tha Branko Vollçevski.

Autoritetet thanë se në pjesët e autostradës ku nuk paraqiten probleme, punët ndërtimore zhvillohen normalisht, kurse lidhur me marrëveshjen me “Sinohidro” negociohet për afate të reja të realizimit, për cka opinioni do të njoftohet me kohë.

Sic u sqarua nga gjithsejt 600 milion euro mjete të përgjithshme të parashikuara për autostradën, deri tani janë harxhuar 420 milion nga kredia e parë, kurse në dispozicion janë 178 milion euro nga kredia e dytë. Nëse do të duhen mjete shtesë do të dihet pasi të bëhen llogaritë plotësuese për rrëshqitjet e reja të dheut./tvklan.mk

You may also like