Rregullorja e re doganore në Shqipëri, po i dëmton rëndë transportuesit që kalojnë transit

by admin
Spread the love

Nëpër kufinjtë shqiptarë kanë mbetur disa maune të bllokuara për shkak të një ndryshimi të Rregullores për masat mbrojtëse kundër bimëve. Padyshim një rregullore që është në dobi të shtetit shqiptar, por që ka dëmtuar rëndë disa kompani që kalojnë transit nëpër Shqipëri. Rasti më i freskët është i një transportuesi nga Kosova, i cili qarkullon në relacionin Zvicër-Kosovë, përmes Shqipërisë. Në Redaksinë e Shtegu.com ai ka dërguar një ankesë duke pohuar se kompania e tij ka pësuar dëme të mëdha në bazë të kësaj rregullore, e cila sipas tij, nuk duhet të vlejë për automjetet që kalojnë transit nëpër Shqipëri. Edhe përkundër disa pyetjeve të dërguara nga redaksia te përgjegjësit doganorë, deri më tani askush nuk është përgjigjur. Mbetemi me shpresë se së shpejti shteti shqiptar do ta saktësojë rregulloren në fjalë. Më poshte mund të shihet edhe rregullorja e lartpërmendur.

You may also like