Rrëfehet Maldini: Giroud një kampion, De Ketelaere e ardhmja! Ibra do të kthehet

by admin
Spread the love

Paolo Maldini ka folur në skenën e “Festivalit të Sportit” në Trento, një event që organizohet nga “Gazzetta dello Sport” ku ka treguar momentet që kanë shënjuar karrierën e tij te klubi kuqezi brenda dhe jashtë fushës së blertë.

“Titulli i parë si drejtues është i rëndësishëm dhe ndryshe nga të tjerët. Fitorja përfundimtare është kurorëzimi i një ëndrre që secili e kërkon një ditë në rrugëtimin e tij.

Emri im është një avantazh në tratativat e merkatos? Po, është e vërtetë. Por është sepse jam i lidhur me këtë klub, jo vetëm për historinë time personale. Milani ka një histori që flet vet, nuk ka nevojë të tregohet apo shpjegohet”, ka thënë ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve, tashmë në rolin e drejtuesit në klub.

“Kur erdha në vitin 2018 nuk kisha akoma një vizion të plotë të punës së një drejtuesi. Që nga ajo kohë kam fituar eksperiencë. Kanë qenë 3 vite shumë të bukura, një projekt që dha shumë gëzime për klubin dhe tifozët. Kujtoj kur firmosa për Milanin. Momentet e vështira, nuk ndihesha gati dhe i përshtatshëm, por Leonardo më mësoi shumë për futbollin dhe jetën.

Unë jam realist, por edhe një ëndërrimtar i madh. Nuk isha i sigurtë që mund të fitonim titullin, por besoja, e di sa vlen skuadra. Këtë gjë e thashë për Krishtlindje, kur nuk kishim buxhet për merkato. Juve bleu Vlahovic, Interi Gosens. Dolën disa para, por unë thashë, nuk i dua, jemi të fortë kështu”, ka shtuar Maldini.

Kujtimet si lojtar-“Debutimi te Milani? Shumë larg, kanë qenë vite shumë të bukura. Adoleshenca është një periudhë fantastike, 16 vjeç u bëra burrë në një ambient plot me burra. E di çfarë kam hequr, i di pasiguritë e mia, i kujtoj mirë sakrificat. Po të kisha dikë që do të më mbështeste mund të bëja edhe më mirë. Dëshiroj që ti mbështes lojtarët e mi”.

Milani aktual-“Giroud është një kampion, kaq mjafton. De Ketelaere është lojtar i perspektivës. Është 21 vjeç dhe ka bërë gjëra të rëndësishme në Champions. Ka nevojë për kohë, e di që tifozët dhe gazetat nuk presin, por duhet të presim. Ibra është një lojtar i rëndësishëm dhe objektivi është që të kthehet si protagonist për pjesën e dytë të sezonit. Zlatan ishte vendimtar vjet dhe nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen, por të mendojë për tu kthyer në 100% të formës”. / Oversport.tv

You may also like