Rrëfehet Gent Zenelaj: Ja kushti që i kam vendosur Ermalit për të marrë pjesë në filmat e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Gent Zenelaj ka dhënë një intervistë për emsionin “Mes Yjesh” në Ora News ku dhe ka treguar kushtin që i ka vendosur Ermal Mamaqit për të marrë pjesë në filmat e tij.

I pyetur nga moderatorja e këtij emisioni nëse i kishte ardhur një ftesë nga vetë Ermali, ai tregoi se një gjë e tillë ka ndodhur.

“Ka ardhur, po unë Ermalit i kam vënë një kusht: Do të luajmë të tre aktorët kryesorë. Nëse Ermal Mamaqi bën një film, ku do jemi të tre aktorë kryesore të ish- grupit “TheShblsh” do marr pjesë” -shprehet aktori.

Epo, nuk ka dyshim që kjo do të ishte një surprizë mjaft e madhe për të gjithë publikun.

Ndër të tjera, Genti ka rrëfyer edhe momentin më komik të mikut të tij, Agron Llakaj.

“Goni ka një histori shumë të lezetshme, na e tregonte me gallatë. Ishin disa vajza dhe djem në rrugë, dhe më thanë: “A do bëjmë një foto?”Po unë ngaqë isha person publik mendoja se donin të bënin foto me mua dhe u futa mes tyre, por ato donin që unë t’ju bëja atyre foto”- tregoi mes të qeshurave Gentian Zenelaj, për mikun dhe kolegun e tij Agron Llakaj.

You may also like