Rrëfehet arbitri i finales, nga hapat e parë te sherri në fushë dhe problemet me zemrën

by admin
Spread the love

Finalja e Katar 2022, Argjentinë-Francë ka vëmendjen e të gjithë botës teksa për lojtarët në fushë është një arritje e jashtëzakonshme në karrierën e tyre teksa do të kërkojnë ta vulosin me një sukses që do të ishte i paharrueshëm.

“Unë në fillim isha futbollist dhe trajneri gjithnjë më ka thënë se luaja mirë. Por, një herë u ndëshkova me karton të kuq edhe pse isha unë ai që pësoi një faull nga pas. U ankova te arbitri, nisa të debatoja me të sepse pretendoja që kundërshtari të ndëshkohej me të kuq. Ai më ndëshkoi mua me të verdhë prej protestave, nuk i mbajta nervat dhe e ofendova gjyqtarin. Mora kartonin e dytë të verdhë dhe dola nga fusha. Megjithatë, diskutova me gjyqtarin pas ndeshjes dhe ai më tha se nëse e mendoja se arbitrimi ishte një punë e lehtë, atëherë të shkoja dhe ta provoja. Mendova pse jo, dhe shkova në një kurs arbitrimi, aty ku më pas nisi gjithçka.

Problemet? Para një viti e gjysmë, pata probleme me takikardinë. Në fillim ishte shumë e vështirë për mua dhe mu desh të ndaloja. Humba Europianin, nuk e keni idenë sa e vështirë është të humbasësh një kompeticion të tillë. Por, ndonjëherë mendoj se jeta të merr diçka, për të të dhuruar diçka edhe më të bukur. Vetëm unë dhe skuadra ime e di sa i dëshpëruar isha, ishte tejet e vështirë. por, tashmë periudha e errët ka kaluar dhe jam sërish i lumtur, nuk ndaloj dot së qeshuri pasi është një ndjesi e mrekullueshme.

Finalja? Lojtarët janë të freskët dhe kërkojnë të fitojnë me çdo kusht. Pres një lojë të shpejtë, bëhet fjalë për finalen e Botërorit. Në fillim skuadrat do të luajnë me kujdes pasi askush nuk kërkon të pësojë në minutat e para. Në lojë janë emra të mëdhenj, yje dhe gjithçka mund të ndodhë. Përqendrimi është tejet i rëndësishëm dhe nuk mund të relaksohesh qoftë edhe për një sekond. Është detyra ime të mirëmbaj ndeshjen”, u shpreh Marciniak./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like