Rrëfehet Albi Nako: Më kanë bullizuar kur kam qenë fëmijë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Mbrëmjen e sotme në ekranin e “ABC” ka nisur Dance Reality Show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Sfida e parë që ka hapur spektaklin ka qenë ajo mes Kristinës dhe Mikeles, dy vlonjatë me shpirt të fortë për garën.

Gjatë rrëfimeve personale, Mikele ka treguar se në shkollë shokët e bullizonin, duke e quajtur vajzë pasi kërcen si ato.

Kjo deklaratë ka bërë që anëtari i jurisë, Albi Nako të marrë spunto dhe të rrëfejë që edhe atë kur ka qenë fëmijë e kanë bullizuar.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, u shpreh Albi, duke i surprizuar të gjithë.

You may also like