Rrahu gruan dhe vjehrrin, arrestohet një 42-vjeçar në Ferizaj

by admin
Spread the love

Një person është arrestuar të dielën rreth orës 17 në Ferizaj, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe babanë e saj.

Sipas policisë, i dyshuari fillimisht e kishte rrahur gruan pastaj edhe vjehrrin.

“Në lidhje me këtë policët e rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin N.M (M/K) i moshës 42 vjeçare, i cili shkak i një mosmarrëveshjeje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij D.M ( F/K) e moshës 29 vjeçare, e cila kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas kishte sulmuar edhe babën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, rezulton se edhe me herët kishin të raportuara raste të dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe sulmi “.

You may also like