Rrahmani pas ndeshjes: Penalltia ishte e pafat, goli i dytë i mrekullueshëm

by admin
Spread the love

Kosova zhvilloi ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, shkruan Insporti.

Kosova u mposht dhe një herë nga Suedia me po të njëjtin rezultat që u mposht në Prishtinë, 3-0.

Pas humbjes ka folur kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili theksoi se iu tha shokëve që kanë humbur shumë topa në mesfushë.

“E ka vendosur sfidën ato dy episoda. Shumë vështirë mos me i ndodhe, me i parandaluar në fakt. Normalisht, penallita ishte e pa fat ndërsa goli i dytë ishte i mrekullueshëm, këto dy episoda e vendosën. Kemi humbur shumë topa në mesfushë, ju thashë bashkëlojtarëve. Po po, normal, në rregull jam, goditje në futboll është kjo. Po besoj, që po, po luaj në nivel të lartë, kam nisur mirë sezonin, kur shënon gola vlerësohesh, është shume vështirë të mbash atë ritëm”- tha Rrahmani.

You may also like