Rrahmani dhe Bajrami në formacionin e javës të Serie A

by admin
Spread the love

Amir Rrahmani dhe Nedim Bajrami janë zgjedhur në formacionin e javës të 23-të të Serie A, pas paraqitjeve briliante në fundjavën që shkoi me skuadrat e tyre. Dyshja shqiptare realizuan nga një gol këtë xhiro, shkruan Insporti.com.

Mbrojtësi i Napolit, Rrahmani, shënoi gol dhe bëri një paraqitje tejet të mirë në fitoren 4:1 ndaj Sassoulos.

Ndërsa, fantazisti i Empolit, Bajrami shënoi gol kundër Romës në humbjen 2:4.

Reprezentuesi i Kosovës, Rrahmani është vlerësuar me notën 8.0, ndërsa mesfushori i kombëtares kuqezi me notën 7.9.

Rrahmani së bashku me Bani dhe Patric bëjnë treshen e mbrojtjës, ndërsa Bajrami është vendosur prapa sulmuesve Tammy Abraham dhe Dries Mertens në sistemin 3/4/1/2. /Insporti.com/

You may also like