Ronela Hajati tregon pasojat e ‘depresionit’ pas “Eurovision”

by admin
Spread the love

Ronela Hajati ka përfaqësuar këtë vitë Shqipërinë në “Eurovision”.

Kënga “Sekret” nuk arriti të shkoj në finale.

Ronela pavarësisht se ka treguar se “Eurovision” përveç lumturisë i ka shkaktuar edhe shumë stres dhe ka përjetuar ditë të vështira, ajo nuk heq dorë nga natyra sportive dhe ironike.

Pas përfundimit të këtij festivali ajo po punon për të sjellë këngë të reja mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet me këngën e fundit.

Artistja ka publikuar një video në ‘TikTok’ me një pjesë të këngës, teksti i të cilës është: “Në Malpensa ti më pret, por s’më prite do vijë vet. Me metro ose taksi. Se dhe shtëpinë unë ty ta di. Dalim në Duomo pa shoqëri, se mjaftojmë unë edhe ti. Karbonara me sallam. Por edhe picëm do ta hamë. Hajde amore se le nam bëjë një herë një gjë tamam.”

Sigurisht ky nuk është teksti i vërtetë por improvizim. Krah videos Ronela ka shkruar:”Depresioni pas Eurovision, mos e merrni seriozisht ju lutem!”

Pak ditë më parë përmes disa statuseve në Twitter, këngëtarja e cilësoi “Euovisionin” si një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.

Më tej ajo bëri një lutje për të gjithë ndjekësit e saj, të cilëve iu kërkon të mos shpërndajnë më urrejtje dhe negativitet.

“Ok…. Kjo është gjëja e fundit që do të flas për Eurovisionin. Ajo ishte një nga eksperiencat më të bukura të jetës time. Pasi u skualifikuam, vrapova tek balerinët e mi, u përqafuam dhe dolëm për të kërcyer. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm, artistë që i dua shumë! Dhe për fansat e mi: Më pëlqen njerëzimi dhe kemi ardhur në këtë botë për ta bërë jetën më të bukur. Ju lutem ndaloni së shpërndari urrejtje, negativitet në komente. Muzika është bërë për t’i bërë njerëzit të bien në dashuri, të kërcejnë dhe të harrojnë problemet. Njerëzit këcyen me këngën “Sekret”, inskenim i mirë ose jo, dhe ajo ishte çfarë unë kisha ëndërruar dhe më shumë.”, shkruan këngëtarja.


You may also like