Ronaldos i “del boja”/ Paraqitjet e portugezit më të paguar në histori, kanë sjellë shpërthimin e arabëve!

by admin
Spread the love

Mesa duket Cristiano Ronaldo nuk ka patur një fillim të mbarë të aventurës së tij në Arabinë Saudite, duke përjashtuar miqësoren ndaj PSG-së, ku arriti të shënojë dy gola dhe kënaqur sauditët.

Në dy paraqitjet e para nën fanelën e Al Nassr ai nuk ka patur një rol vendimtar, ashtu siç pritej. Madje skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, duke humbur 1-3 ndaj Al Ittihad.

Drejtorët e klubit pas këtyre paraqitjeve kanë shpërthyer në mërzinë e tyre.

“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton biznesmeni Sauditi.

Në video, ai është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.


Top Channel

You may also like