Ronaldo te Bayern? Trajneri Nagelsmann nuk fshihet për CR7!

by admin
Spread the love

Me Robert Lewandowskin që u largua drejt Barcelonës, Bayern Munich i lind detyra për të gjetur një tjetër sulmues që mund të zëvendësoj polakun. Në fakt, bavarezët kanë firmosur me Sadio Mane dhe kanë në organikë lojtarë si Sane apo Gnabry. Megjithatë, një lojtar me më tepër nuhatje në zonë do t’i bënte shumë punë trajnerit Julian Nagelsmann.

Së fundmi, me bavarezët është lidhur emri i Cristiano Ronaldos duke qenë se portugezi duket i vendosur për t’u larguar nga Manchester United në drejtim të një klubi që ka biletën për të luajtur në Champions League. Gjithsesi, për të “shuar” zërat e merkatos ka menduar vetë Nagelsmann i cili ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë mes Bayern dhe CR7.

“I kam dëgjuar të gjitha thashethemet që lidhin Cristiano Ronaldon me Bayern Munich, por mund t’iu siguroj se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes”, u shpreh prerazi Nagelsmann. Në fakt, tekniku 34-vjeçar nuk ka bërë asgjë ndryshe pasi ka qëndruar në linjën e klubit kur vjen puna te çështja Ronaldo pasi më herët transferimin e luzitanit në Gjermani, e ka mohuar edhe CEO i klubit bavarez, Oliver Kahn si dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like