Ronaldo: Situata ime nuk do ndikojë te Portugalia, të flasim për Botërorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo flet sërish, kësaj radhe në konferencën për shtyp tre ditë para debutimit të Portugalisë në Botëror.

Ylli i luzitanëve ka theksuar se problemet e tij me Manchester United nuk do të ndikojnë te skuadra e Fernando Santosit në Kupën e Botës.

“Ju mendoni se është e lehtë të zgjedhësh kohën, por mua nuk më intereson fare çfarë mendojnë të tjerët. Flas kur të dua. Të gjithë e dinë kush jam dhe në çfarë besoj.

Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Bruno Fernandes. Avioni i tij erdhi me vonesë dhe me shaka i thashë mos erdhi me varkë.

Ka debate, por atmosfera është shumë e mirë. Iu kërkoj që të mos flisni për mua me lojtarët e tjerë. Ka filluar Botërori dhe duhet të flitet për të dhe jo për Cristiano Ronaldon”, ka thënë portugezi. /Oversport.tv

 

You may also like