Ronaldo prezantohet tek Al Nassr/ 30 000 tifozë mirëpresin portugezin në stadium

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo, u prezantuar në klubin e tij të ri në Arabinë Saudite pas kalimit edhe të testeve mjeksor. Një ceremoni madhështore është zhvilluar në stadiumin “Mrsul Park” që ishte i mbushur me 30.000 tifozë.

Gjatë konferencës së tij prezantuese për shtyp me Al Nassr, Cristiano Ronaldo foli edhe për ofertat e tjera që kishte marrë përpara se të zgjidhte klubin saudit:

“Siç thashë, nuk është vetëm një sfidë futbollistike, por edhe për të ndryshuar mentalitetin e gjeneratave të reja. Disa klube, në Europë, Amerikë, Australi, Brazil dhe Portugali, u përpoqën të më merrnin, por unë i kisha dhënë fjalën këtij klubi.

Dua të ndihmoj në zhvillimin jo vetëm të futbollit, por edhe të mentalitetit, dua të ndihmoj këtë lëvizje të rritet, duke filluar nga sektori i femrave. Jo të gjithë e dinë, por Al Nassr ka edhe një ekip femrash. Unë dua t’i jap këtij klubi një perspektivë të re”.

Pas përfundimit, i veshur me uniformën e Al Nasr, nën shkëlqimin e fishekzjarreve, ylli portugez Cristiano Ronaldo zbret në fushën e blertë të “Mrsul Park” dhe përshëndet 30.000 tifozët sauditë


Top Channel

You may also like