Ronaldo po akuzohet për racizëm pasi pështyu bashkëlojtarin e tij (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo pështyu në shpinë bashkëlojtarin e tij, Anthony Elanga.

Gjesti nga portugezi po cilësohet nga disa tifozë si aksidental, por ka edhe nga ata që po e cilësojnë si të qëllimshëm dhe si racizëm ndaj Elanga

Djajtë e Kuq nuk arritën të marrin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Saints në ndeshjen e zhvilluar në Old Trafford.

Ndryshe, Cristiano Ronaldo është duke kaluar një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij teksa ndaj Southampton ka regjistruar takimin numër gjashtë pa shënuar gol, ndërsa në vitin 2022 ende nuk e tundur rrjetën.

/Insporti.com

You may also like