Ronaldo nuk e nis mirë punën si president – tifozët i dalin kundër

by admin
Spread the love

Si futbollist ishte sulmuesi më i fortë, por roli i presidentit është ndryshe dhe Luis Nazario de Lima Ronaldo po e kupton këtë.

Ish-numri 9 u prit mes ovacioneve të tifozëve, por tani po provon një sfidë të parë. Gjithçka lidhet me mos rinovimin e portierit 41-vjeçar Fabio.

Vendimi nuk u pëlqeu aspak tifozëve dhe madje u mblodhën nën selinë e klubit, me kore kundër brazilianit dhe gjithë menaxhmentit. Në shënjestër ishin edhe rrjetet sociale të Ronaldos.

Megjithatë, klubi nga Belo Horizonte sqaron të gjithë tifozët: “Vullneti i Cruzeiros ishte të vazhdonte kontratën e tij me lojtarin, por jo për të njëjtën periudhë që dëshironte lojtari. Cruzeiro u përpoq të respektonte rëndësinë dhe karrierën e një futbollisti që është i lidhur me klubin prej 18 vitesh. Atij iu ofrua një kontratë e rëndësishme, thuajse e paarsyeshme për arkat e një klubi në vështirësi financiare, por propozimi nuk u pranua nga sportisti dhe agjenti i tij.”

Lexo lajme interesante

You may also like