Ronaldo në stol, Man. United ngec ndaj Burnley-t dhe komplikon objektivin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skuadra e Manchester United nuk e ka mbyllur mirë javën e 24 të Premier League, ndërsa është ndalur në barazimin 1-1 nga ekipi i Burnley. United e mbylli në avantazh pjesën e parë të takimit në transfertë.

“Djajtë e kuq” tentuan disa herë që të shënonin në portën e kundërshtarëve, me Varanen, që goditi në minutën e 13’, megjithatë nga VAR u pa që ishte pozicion jashtë loje,

Ekipi i trajnerit Ralf Rangnick arriti që të merrte avantazhin në minutën e 18’ falë dyshes Shaw-Pogba, me francezin, i cili ishte edhe finalizuesi i golit. Ndërsa pjesa e dytë e sfidës ishte një tronditje e vërtetë për “Djajtë e Kuq”. Burnley barazoi shifrat në minutën e 48’, duke shënuar përmes Rodriguez.

Pas mbylljes së këtij takimi Manchester United rrëzohet në vend të pestë me 39 pikë, teksa Burnley vijon të jetë i fundit i renditjes me 14 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të luajtura.

Një detaj që ra në sy në këtë ndeshje ishte lënia në stol e Cristiano Ronaldos deri në minutën e 68’, kur zuri vendin e Cavanit, por që nuk mundi të bënte diferencë në rezultat.


Top Channel

You may also like