Ronaldo me rekord të ri kalon shifrën me mbi 500 gola të shënuar – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo ka “shpërthyer” duke shënuar katër gola në fitoren 0:4 në udhëtim të Al-Nassr ndaj Al Wueda.

Në këtë ndeshje ai ka shënuar golin e 500-të në liga në total, duke vazhduar të thyejë rekorde. Me katër golat kundër Al Wueda, Ronaldo tani në total ka të shënuar 503 gola në pesë liga të ndryshme të botës në Porto 3, Mançester Junajted 103, Real Madrid 311, Juventus 81 dhe Al-Nassr 5

Pas spektaklit që dhuroi, Ronaldo ka reaguar në profilin e tij zyrtar në Instagram.

“Ndjenjë e jashtëzakonshme të shënojë katër gola dhe për ta arritur golin e 500-të në liga në një fitore solide nga ekipi”, shkroi Ronaldo.

 

 

Sh.S. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like