Ronaldo mbetet në hije, Al Nassr eliminohet në gjysmëfinale të Superkupës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Cristiano Ronaldo eliminohet në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite.

Skuadra e Al Nassr, ku portugezi është transferuar në ditët e para të janarit, është mundur 3-1 nga Al Ittihad në sfidën e luajtur në “King Fahd International Stadium”.

CR7 luajti titullar madje edhe me shiritin e kapitenit në krah, por nuk mundi të bënte diferencën në ekipin e drejtuar nga francezi Rudi Garcia.

Al Ittihad shënoi dy herë gjatë pjesës së parë, në minutën e 15-të me Romarinhon dhe në fundin e këtij fraksionin me Hamdallah.

Al Nassr e shkurtoi diferencën me Taliscan në minutën e 67-të, por vetëm kaq, Al Ittihad u mbrojt mirë në minutat e mbetura, madje shënoi të tretin në shtesë me Shanqeetin, duke siguruar fitoren dhe finalen, që do ta luajë kundër Al Feiha (mposhti 1-0 Al Hilal).

 


Top Channel

You may also like