Ronaldo kërkon personel për vilën në Portugali, pagat janë super

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pak muaj më parë Cristiano Ronaldo bleu vilën më të shtrenjtë në Portugali në rajonin e Cascais ( vlera aktuale është 11 milionë dollarë, por pasi të mbarojnë riparimet prona do të kalojë vlerën e 21 milionë dollarëve).

Ish-sulmuesi i Manchester United po kërkon personel për tu kujdesur për vilën luksoze, që është një ndërtesë trekatëshe dhe ka një kopsht 3000 metër katrorë, një pishinë të brendshme dhe një të jashtme, një garazh gjigant ku do të parkohet koleksioni i tij i madh i makinave.

Specifikisht Ronaldo dhe Georgina kërkojnë një maxhordom, një kuzhinier dhe anëtarë të tjetër të personalit. Pagat? Janë shumë të mira, nisin nga 6 mijë euro në muaj… / Oversport.tv

You may also like