Ronaldo kërkon largimin me çdo kusht nga United, problem mbeten ofertat

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo është duke kaluar disa javë vërtetë shumë të vëshitra te Manchester United. Pasi refuzoi të futej në fushën e lojës përballë Tottenham, ylli portugez u përjashtua nga skuadra në sfidën ndaj Chelsea dhe raporti me klubin dhe trajneri Erik ten Hag është shkatërruar plotësisht.

Për këtë arsye, Ronaldo dëshiron të largohet në janar nga United me shpresën se do të transferohet në një klub që merr pjesë në Champions League. Problemi megjithatë mbeten ofertat. Për momentin agjenti i tij Jorge Mendes nuk ka marrë asnjë ofertë konkrete për yllin portugez, madje as nga klubet e Arabisë Saudite që në verë u refuzuan nga vetëm Ronaldo.

Ky start sezoni ka qenë shumë i vështirë për Ronaldon që është aktivizuar në 12 ndeshje me United ku ka realizuar vetëm 2 gola në të gjitha kompeticionet. Shpresa e Ronaldos tashmë është që të shkëlqejnë në Kupën e Botës me Portugalinë e tij, në mënyrë që të rizgjojë interesin e klubeve për të blerë kartonin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. /oversport.tv

Foto: Manchester Untied, Twitter

You may also like