Ronaldo kërcënoi se do të largohej nga Portugalia gjatë Botërorit?

by admin
Spread the love

Federata Portugeze e Futbollit ka mohuar lajmet se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga Kupa e Botës pas një debati të ashpër me trajnerin Fernando Santos.

Media portugeze Record raportoi se Ronaldo i tha trajnerit të tij se mund të largohej nga Katari pasi zbuloi se do të qëndronte në stol për ndeshjen kundër Zvicrës, të cilën Portugalia e fitoi 6-1, përpara se të qetësohej dhe të kuptonte se largimi i tij mund të ndikojë negativisht tek ekipi.

Por Federata e Futbollit të Portugalisë e ka hedhur poshtë këtë version në një deklaratë të lëshuar të enjten, ku mbrojti “trashëgiminë dhe përkushtimin e Ronaldos për ekipin”.

Në një deklaratë të Federatës Kombëtare të Futbollit thuhet: “Lajmet u publikuan këtë të enjte ku shkruhej se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga kombëtarja gjatë një bisede me Fernando Santos, trajnerin e kombëtares. FPF sqaron se në asnjë moment kapiteni i kombëtares, Cristiano Ronaldo nuk ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja.

Ronaldo vendos çdo ditë një rekord unik në shërbim të kombëtares dhe vendit, i cili duhet respektuar dhe që dëshmon shkallën e padiskutueshme të përkushtimit ndaj kombëtares.

Ekipi kombëtar, lojtarët, trajnerët dhe struktura e FPF – është, siç ka qenë që nga dita e parë, plotësisht e përkushtuar dhe entuziaste në ndërtimin e asaj që vendi dëshiron të jetë pjesëmarrja më e mirë e Portugalisë në një Kupë Bote”.

Roli i Ronaldos për pjesën e mbetur të Kupës së Botës është diçka që duhet të “përcaktohet”, tha trajneri i Portugalisë, Santos, pasi la në stol kapitenin e tij për fitoren e 6-1 ndaj Zvicrës.

I pyetur për Ronaldon pas fitores së Zvicrës, Santos tha: “Kjo është ende diçka që duhet përcaktuar. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të – kam pasur gjithmonë, e kam njohur që në moshën 19-vjeçare. Kjo marrëdhënie vetëm përmirësohet, Ronaldo dhe unë kurrë nuk e interpretojmë aspektin njerëzor të trajnerit dhe lojtarit[në lidhje me atë që duhet të bëjmë gjatë ndeshjes. Gjithmonë do e konsideroj si një lojtar i rëndësishëm për të pasur në skuadër.”

Kur u pyet drejtpërdrejt nëse Ronaldo do të luante kundër Marokut, Santos u përgjigj me zemërim: “Patjetër do të përfshihet, të gjithë lojtarët në pankinë mund të përdoren, nëse nuk janë në formacionin fillestar, ata mund të luajnë më vonë. Është e rëndësishme të shikojmë shembullin e historisë së këtij lojtari, ai është një nga lojtarët më të mirë në botë për të luajtur profesionalisht, duke qenë kapiten, gjithçka që duhet të bëjmë është të mendojmë për këtë ekip sëbashku”.

You may also like