Ronaldo i zemëruar me zgjedhjen e Topit të Artë, thumbon Messin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pasi ylli argjentinas Lionel Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë në karrierën e tij, shumë tifozë të futbollit nga mbarë bota nuk janë të kënaqur me këtë vendim.

Messi e fitoi Topin e Artë para yllit të Bayern Munich Robert Lewandowski dhe mesfushorit të Chelseat Jorginho, ndërsa Cristiano Ronaldo nuk bënte pjesë në listën e ngushtë lojtarëve për ta fituar këtë çmim.

Në fakt, kjo e ka lënë të zemëruar yllin portugez, i cili sot përmes llogarisë së tij “Instagram” ka thumbuar rivalin e tij Lionel Messin.

Teksa në një postim një tifoz i Ronaldos kishte treguar se pse Messi nuk e meriton këtë çmim, ylli i Manchester United ka reaguar me një koment, ku shihet qartë se pajtohet me atë që e ka thënë tifozi i tij.

“Dhe te kush shkon ky çmim? Te Messi, i cili ka fituar vetëm Kupën e Mbretit. Dhe nuk e ka shënuar asnjë gol kundër Real Madridit që prej se u largua Cristiano. Është zhdukur në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Ka fituar Kupën e Amerikës e cila supozohej që të zhvillohet çdo katër vite. Ai nuk shënoi në finale ose në gjysmëfinale. Dhe individualisht, është duke kaluar nëpër një sezon të dobët këtë vit me PSG”, shkruante cr7.0_lendario (tifoz i Ronaldos).

Si duket ky koment i ka pëlqyer Ronaldos, ku edhe reagoi me vetëm një fjalë.

“Fakte” ishte reagimi i Ronaldos në “Instagram”.


Top Channel

You may also like