Ronaldo i theu rekordin, ish-futbollistit i sekuestrojnë pasaportën/ Nuk kalon kufirin!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga mesi i muajit shtator, në Iran ka pasur protesta masive të cilat erdhën si pasojë e vdekjes së një vajze në një nga burgjet e këtij vendi.

Sipas pretendimeve, vajza është keqtrajtuar pasi nuk ishte e mbuluar me shami sipas traditave të Iranit dhe si pasojë e dhunës ka humbur jetën.

Një veprim i tillë nga autoritetet nxiti protesta masive në Iran të cilat u mbështetën edhe nga ish-futbollisti i famshëm, Ali Daei. Ky i fundit nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale denoncoi dhunën e ushtruar nga autoritetet e shtetit të tij.

Megjithatë, duket se e ka pësuar pasi sipas mediave iraniane, ish-sulmuesit i është sekuestruar pasaporta dhe si rrjedhojë nuk mund të largohet nga vendi. Kujtojmë se Ali Daei, ish-lojtari i Hertha Berlin, deri para pak kohësh ishte lojtari me më shumë gola në rangun ndërkombëtar, 109 të tillë, mirëpo u tejkalua nga Cristiano Ronaldo që deri më tani me Portugalinë numëron plot117 realizime./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like