Ronaldo habit me gjestin e çuditshëm, nxjerr diçka nga pantallonat dhe e ha gjatë ndeshjes ndaj Ganës – Shqip

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo u kap në mënyrë të çuditshme duke vendosur dorën poshtë pantallonave të shkurtra sportive dhe duke nxjerrë diçka për të përtypur.

Gjatë ndeshjes së Portugalisë me Ganën mbrëmjen e së enjtes është vrenjtë diçka e çuditshme.

Ylli portugez, Ronaldo, ishte akter kryesor i kësaj ngjarje.

Kapiteni i Portugalisë mund të shihej në një vide duke ‘hulumtuar’ në pantallonat e shkurtra për disa sekonda përpara se të shfaqej duke nxjerrë diçka.

Megjithatë, befasia e madhe erdhi kur sulmuesi 37-vjeçari vendosi ta fusë në gojë dhe ta përtyp atë që e nxori.

Ky gjest i Ronaldos ka bërë konfuz dhe ka çmendur rrjetet sociale me pyetje.

“Çfarë po përtypte Ronaldo?, “Çfarë dreqi po bën Ronaldo”, “Cristiano Ronaldo e bën Joachim Loëin krenar” dhe “Çfarë po ha Ronaldo”, ishin vetëm disa nga pyetjet e tifozëve në rrjetet sociale.

You may also like