Ronaldo bëhet partner biznesi me kuzhinierin e famshëm turk

by admin
Spread the love

Pronari i restoranteve “CZN Burak”, Burak Ozdemir, njoftoi se partneri i restorantit, të cilin po përgatiten ta hapin në Londër, kryeqytetin e Anglisë, në nëntor, është futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, transmeton Insporti.

Ronaldo dhe Burak janë takuar së fundmi dhe kuzhinieri turk ia ka dhuruar veteranit portugez një bukë ku janë vendosur inicialet e emrit dhe të mbiemrit të tij dhe numri i fanellës, plus dy zemra anash.

“Ne jemi duke e hapur restorantin në muajin e 11-të të këtij viti. Do ta hapim restorantin së bashku me Cristiano Ronaldon në Londër. Nuk do të japim më shumë detaje. Sepse, po duam ta bëjmë një befasi të mirë në hapjen solemne”, u shpreh Burak, restorantet e të cilit operojnë në 11 shtete.

FB.AppEvents.logPageView();

};

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like