Ronaldo bëhet me ‘Bugatti’, rreth 10 milionë euro

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, do të shtojë një makinë të re në koleksionin e tij ekskluziv, duke blerë edicionin special të Bugatti Centodieci që kushton rreth 10 milionë euro.

Makina është aq e vlefshme sepse vetëm 10 të tilla janë bërë, teksa Ronaldo tashmë ka arritur të sigurojë njërën prej tyre.

Kjo makinë thuhet se është frymëzuar nga historia e Bugattit, me një motor W16 me tetë litra. Shpejtësia maksimale është 380 km/orë, teksa mund të shkojë nga 0 në 100 km/orë në vetëm 2.6 sekonda.

Ronaldo ka disa makina luksoze, gjithashtu ka dy Ferrari, një Lamborghini, një Rolls Royce, një McLaren Senna dhe një tjetër Bugatti Chiron.


You may also like