Ronaldinho: Brazili ishte në presion, Messi luan deri në moshën 50-vjeçare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Legjenda e Brazilit, por edhe e të gjithë futbollit botëror, Ronaldinho së fundmi është ndalur të flasë për finalen e Kupës së Botës, atë mes Argjentinës dhe Francës.

Ish-futbollisti thekson se të dyja skuadrat meritojnë ta fitojnë trofeun ndërsa shton se Brazili i tij u gjend nën presion dhe nuk e përballoi atë.

“Finalja? Të dyja skuadrat e meritojnë ta fitojnë atë dhe është pak e vështirë të parashikosh. Brazili kishte një skuadër të shkëlqyer, por gjërat nuk shkuan siç e mendonim. Brazili vijon të vuajë presionin, sepse kur mendojmë për futbollin, mendojmë për Brazilin. Por, më duhet të them se kjo skuadër ishte me shumë talent dhe shpresoj që kjo gjeneratë të fitojë diçka.

Messi? Ky nivel që ppo tregon në Botëror është normal për një si ai, prej vitesh tashmë është më i miri. Është Botërori i tij i fundit, por për mua aim und të luaj deri në moshën 50-vjeçare pasi ka shumë kualitet në krahasim me futbollistët e tjerë.

Mbappe? Më pëlqen ta shoh kur luan futboll, jam i lumtur për atë. Bën gjithçka mirë dhe është ende shumë i ri. Ka gjithçka, kualitet, shpejtësi dhe driblim. Pastaj kur është para portës shfaqet shumë i sigurt. Janë cilësi që ne brazilianëve na pëlqejnë shumë, ndaj e duam shumë. Në fund, ka edhe një personalitet shumë të fortë”, tha Ronaldinho.


Top Channel

You may also like