Romeo tregon përfundimisht se çfarë i tha në vesh Donaldit kur ishte për surprizë herën e fundit në BB VIP

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktori, Donald Veshaj është në mesin e banorve më të pëlqyer brenda Big Brother VIP.

Jo rrallë herë ai është surprizuar nga vëllai i tij Romeo, me të cilin janë binjakë por edhe shumë të lidhur profesionalisht.

Ata madje kanë pasur një moment interesant në BBV kur Romeo dhe Donaldi janë ndërruar me njëri-tjetrin.

Kamera kishte kapur një moment atë mbrëmje ku Romeo po i pëshpërsite në vesh diçka vëllait.

I pyetur nga Arbana se çfarë i tha të vëllait, Romeo u shpreh: “I thash jepi gaz”. Por, shumë persona nuk u bindën nga kjo dhe krijuan aludime të ndryshme.

Derisa së fundmi, Romeo ka publikuar një video në Instastory,të cilën me shumë gjasë e ka realizuar gjatë pushimeve në Dubai ose mund t’ia ketë dërguar ndonjë fans.

Një shtetas arab thotë në video: “Jepi gaz Donald. The best!”.

“Edhe ky e ka marrë vesh se çfarë i kam thënë në vesh Donaldit”- ka shkruar me humor sipër videos Veshaj.


You may also like