Romeo surprizon Donaldin me një letër, ky i fundit përlotet – Shqip

by admin
Spread the love

22:51 | 30 Nentor 2021

Donaldi surprizohet sonte pas 50 ditë qëndrimi brenda shtëpisë.

Romeo vëllai i tij binjak është surpriza e Donaldit, shkruan lajmi.net.

Donaldi ka shpërthyer në lot teksa dëgjonte fjalët e Romeos teksa të gjithë banorët e tjerë ishin të ngrirë.

Romeo i ka shkruar letër Donaldit, dhe ka treguar se ai ka qenë kundër hyrjes së tij brenda ‘BBV’-së por se sipas tij ai është bërë pishman. ‘Na ke bërë krenar të gjithve’ ka shprehur Romeo për Donaldin.

Ndërkohë në fund ai i ka bërë të gjithë së qeshuri, pasi i ka shkruar Donaldit për Beniadë: Mi fol një cikë asaj Beniadës se është shumë e mirë.

Donaldi në dhomën e rrëfimit i përlotur ka sqaruar raportin e tij me binjakun e tij. Madje Donaldi u shprehë se e ka marrë shumë malli për të.

Ai është shprehur se ka momente që humbet brenda shtëpisë dhe ka momente që ai mendon se është duke bërë gjërat gabim, por që e vetmja gjë e rëndësishme e tij është ti bëj krenarë familjen e tij.

 

You may also like