Romeo Kara paralajmëron goditjen që do të marrë Sali Berisha: Pasojat do bien mbi kokën e tij të mbrapshtë

by admin
Spread the love

Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha nga ‘Foltorja’ e Fushë-Krujës, se do të sulmojë selinë e PD-së dhe të PS-së nëse e sheh të nevojshme.

Romeo Kara shkruan se Sali Berisha është mësuar të mbijetojë në politikë përmes luftës, por tashmë sipas tij, forca e ligjit do t’ia tregojë vendin e merituar.

“Saliu si person e ka shume frike dhunen dhe vetem friken njeh si ndjenjen me te forte.

Duke menduar se te gjithe ne, e perceptojme dhunen njesoj si ai, ai vetem ka ushqyer dhune dhe vetem tek ajo eshte mbeshtetur strategjikisht.

Ai ka notuar suksesshem per 30 vite vetem nepermjet dhunes, korrupsionit dhe shantazhit, gje e cila sigurisht qe ka deformuar krejt shoqerine shqiptare sot.

Sot e siguroj se, ne qytetarer e lire, viktima te kesaj politike 30 vjecare antishqiptare dhe antihumane, te dizenjuar dhe zbatuar prej tij, nuk na rr…t fare per kercenimet dhe dhunen e tij, perkundrazi mezi po e presim perballjen me të.

Cdo akt dhune i tij, do te godase dhe shkaktoje pasoja vetem mbi koken e mbrapshte te tij.

Shume shpejt ai do te provoje dhe mesoje per here te pare se, cdo te thote, forca e ligjit.”, shkruan Romeo Kara.

You may also like