ROMË – Papa Françesku mesazh paqeje në meshën e Krishtlindjeve ​

by admin
Spread the love

ROMË, 25 dhjetor /ATSH-DPA/ – Papa Françesku përdori meshën e tij të Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit për t’u kujtuar ndjekësve për rëndësinë e paqes në Gaza ende të ndezur.

Kreu i rreth 1,3 miliardë katolikëve u kujtoi besimtarëve mesazhin e Krishtlindjes “paqe në tokë” gjatë një shërbimi në Vatikan dje në mbrëmje.

“Zemrat tona janë në Betlehem sonte, ku princi i paqes është ende i refuzuar nga logjika e dënuar e luftës, nga zhurma e armëve”, tha papa Françesku në lidhje me luftën në Lindjen e Mesme.

Festa e Krishtlindjeve këtë vit është lënë në hije për shumë njerëz nga luftërat në Rripin e Gazës dhe Ukrainë.

Sipas Vatikanit, rreth 7 000 persona morën pjesë në shërbimin në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Mijëra njerëz ndoqën gjithashtu ngjarjet në sheshin e Shën Pjetrit para kishës në ekrane të mëdha.

Papa Françesku do të japë sot bekimin e tij tradicional nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit.

Krishtlindja po festohet me shumë qetësi në Tokën e Shenjtë këtë vit për shkak të luftës në Gaza.

Në Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, vendlindja e Jezu Krishtit, sipas Biblës, nuk ka pothuajse asnjë pelegrin apo turist, dhe nuk ka pemë Krishtlindjesh apo dekorime të tjera të mëdha.

Qasja në qytet është shumë e kufizuar nga postblloqe ushtarake izraelite.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like