ROMË – Meloni pret në një takim Von der Leyen

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

ROMË, 9 janar /ATSH-ANSA/- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni priti sot në një takim në Palazzo Chigi, në Romë, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas bisedës në Bruksel, me rastin e vizitës së parë jashtë vendit si kryeministre, takimi i sotëm mes Meloni dhe Von der Leyen, i zhvilluar me pjesëmarrjen e ministrit për Çështjet Evropiane, Raffaele Fitto ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e pikëpamjeve përpara samitit të Këshillit të Jashtëzakonshëm Evropian më 9-10 shkurt, kushtuar ekonomisë dhe migrimit.

Gjatë takimit, Meloni dhe Von der Leyen shprehën kënaqësinë e tyre për nënshkrimin e deklaratës së përbashkët BE-NATO, të planifikuar për nesër në Bruksel.

Në fund të takimit, në një postim në Twitter Von der Leyen renditi temat e samitit.

“Një kënaqësi të takoja sot Giorgia Meloni në Romë. Në funksion të takimit të ardhshëm të Këshillit Evropian, ne diskutuam mënyrat për të mbështetur Ukrainën, për të siguruar energji të sigurt dhe të përballueshme, për të rritur konkurrencën e BE-së, dhe për të patur progres në paktin e migracionit”, tha Von der Leyen. //a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like