ROME – Italia dështoi të frenojë kalimet e anijeve me emigrantë në 2023

by admin
Spread the love



ROME, 31 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia nuk e ka arritur qëllimin e saj për të reduktuar emigracionin në të gjithë Mesdheun, deklaroi ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.

Sipas të dhënave nga ministria e tij, këtë vit mbi 155 750 emigrantë kanë arritur në Itali përmes detit. Vitin e kaluar shifra ishte 105 000.

“Numri i të ardhurve këtë vit sigurisht që nuk korrespondon me objektivin e masave politike që qeveria ka vendosur në drejtime të ndryshme për të luftuar dhe mposhtur trafikimin e qenieve njerëzore”, theksoi ai.

Megjithatë, Piantedosi nënvizoi se ”edhe më shumë njerëz do të kishin mbërritur në brigjet italiane nëse qeveria nuk do të kishte marrë disa masa”.

”Bashkëpunimi me Tunizinë dhe Libinë ka ndaluar dhjetëra mijëra të ardhur dhe ka çuar në arrestimin e qindra trafikantëve”, tha Piantedosi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSalianji: Goditja ndaj Sali Berishës ka për qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje


You may also like