Romancë mes Dua Lipës dhe Jack Harlow?

by admin
Spread the love

Jack Harlow ka shprehur hapur pëlqimin për këngëtaren Dua Lipa, madje këtë ka vendosur ta bëjë publikisht pasi është paralajmëruar se një këngë në albumin e tij në titull ka emrin e Duas.

Se Jack po flirton hapur me këngëtaren shqiptare kjo u kuptua por veprimi i kësaj të fundit mbrëmë na bëri lëmsh.

Duapostoi në Tik Tok një video të sajën me në sfond një prej këngëve të Jack.

Fansat menduan se kjo ishte gjithashtu një përgjigje nga ana e këngëtares shqiptare, që po shprehte pëlqim për Harlow.

Mirëpo, s’ka kaluar shumë dhe video e Duas është fshirë, me pretendimin se llogaria e saj në Tik Tok ishte vjedhur.

“Llogaria ime në Tik Tok është vjedhur. Unë as nuk e përdor fare atë gjë, kështu që gjithçka që shihni të postohet, nuk është nga unë.”- ka sqaruar ajo.

Mirëpo, askush nuk e besoi. Të gjithë mendojnë se ky ishte justifikimi i Duas pasi shprehu hapur pëlqimin për këngëtarin.

Disa thonë se i erdhi turp nga komentet që e paragjykonin për pëlqimin e saj, ndërsa të tjerë vërtetë besuan se llogaria e saj ishte vjedhur.

Të vërtetën e di vetëm Dua!


You may also like