Roman Abramovich dhe negociatorët ukrainas, viktima të një tentative helmimi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roman Abramovich dhe disa negociatorë rusë kanë pasur simptoma helmimi sipas Wall Street Journal.

Sipas asaj që informon Wall Street Journal, ish-pronari i Chelseat ka vuajtur së bashki me disa negociatorë ukrainas nga simptoma të dyshuara helmimi pas një takimi në Kiev në fillim të muajit.

Sipas burimeve të WSJ, sulmi i dyshuar mund të jetë bërë nga disa njerëz në Moskë që donin të sabotonin negociatat për dhënien fund të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Mes simptomave që patën Abramovich dhe negociatorët e tjerë pas takimit në fillim të muajit në Kiev, gjithnjë sipas Ëall Street Journal, ishin “sytë e kuq, irritim të lëkurës së syve dhe duarve”.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i pati kërkuar më herët Shteteve të Bashkuara që të mos vendosin sanksione ndaj miliarderit, për shkak të rolit që ish-presidenti i Chelsea mund të luante për lehtësimin e negociatave për paqe me Rusinë.

Një raund i ri negociatash është planifikuar për nesër në Turqi mes dy delegacioneve nga ministritë e jashtme përkatëse.

You may also like