Roma zhgënjen edhe përballë Torinos, fitojnë Spezia dhe Monza

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur edhe tre sfida të tjera të javës së 15-të të Serie A ku spikat barazimi i Romës në shtëpi përballë Torinos. Të besuarit e Jose Mourinhos arritën të “rrëmbenin” një pikë në frymën e fundit falë golit të Nemanja Matic me sfidën që përfundoi 1-1.

Është Karol Linetty që zhbllokon takimin në minutën e 55-të duke kaluar në avantazh Torinon. Më pas është Roma që shton presionin, por fati duket se nuk është në anën e tyre pavarësisht shumë tentativave. Andrea Belotti ka mundësinë e artë të vendosë baraspeshë, por shpërdoron një penallti në minutën 92.

Në fund Dybala me një goditje nga jashtë zonës e çon topin në tranversë që kthehet në këmbët e Nemanja Matic. Ky i fundit provon nga distanca dhe shënon golin e barazimit. Në fund sfida mbyllet me rezultatin 1-1.

Me këtë barazim Roma ngjitet në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Torino në 21 pikë.

Në sfidën tjetër Monza arrin një fitore të pastër përballë Salernitanës me rezultatin 3-0. Për klubin e Berlusconit dhe Gallianit e hapi siparin e golave mbrojtësi brazilian Carlos Augusto. Ky i fundit nisi edhe aksionin e golit të dytë që u finalizua nga sulmuesi Dany Mota.

Për të vulosur rezultatin final të takimin mendon Pessina që me një 11-metërsh i çon shifrat në 3-0. Monza shkon në kuotën e 16 pikëve, 1 pik më pak se Salernitana.

Thellohet kriza për Veronën ndërkohë që nuk mposhtet në shtëpi nga Spezia me rezultatin 2-1. Vendasit arritën të realizonin të parët falë golit të Simone Verdit, por M’Bala Nzola me një dygolësh ktheu gjithçka në favor të Spezias që del nga kjo sfidë me pikë të plota.

Kështu Verona qëndron në fundin e klasifikimit me vetëm 5 pikë në 15 javë, ndërsa Spezia shkon në kuotën e 13 pikëve. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like