Roma shikon nga e ardhmja, kërkon të afrojë talentin e Barcelonës

by admin
Spread the love

Jose Mourinho është duke kërkuar për një emër të ri për sa i përket sulmit të Romës. Tekniku portugez kërkon partnerët ideal për të mbuluar krahët e repartit ofensiv, në mënyrë që t’i vinë në ndihmë qendërsulmuesit Tammy Abraham.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, midis tyre edhe Elnacional.cat kryeqytetasit italianë janë vënë në lëvizje për të afruar talentin e Barcelonës. Bëhet fjalë për Ez Abde ose Abdessamad Ezzalzouli, talenti 20-vjeçar i katalanasve.

Në fillimit e Xavit në drejtim të klubit spanjoll, ai gjeti mjaft hapësira duke shënuar edhe një gol. Më pas me afrimet e reja, ai u rikthyer te Barcelona B, ndërsa tashmë është në radarët e Romës.

Për të veshur lojtarin me fanellën e Romës mjaftojnë 10 milionë euro sipas të njëjtit burim. Ezzalzouli nuk është një emër i panjohur për Romës, pasi Mourinho e kërkoi sulmuesin edhe në merkaton e janarit, por asgjë nuk arriti dot të konkretizohej. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook

Lexo lajme interesante

You may also like