Roma rikuperon një futbollist nga COVID-19, por Mourinho humbet “hajmalinë” e tij prej virusit

by admin
Spread the love

COVID-19 mbetet një kërcënim për klubet e futbollit, të cilat herë pas herë vuajnë mungesën e lojtarëve si pasojë e infektimit me virusin e rrezikshëm.

Një nga klubet më të prekura së fundmi ka qenë Roma. Verdhekuqtë kanë pasur COVID “mes këmbëve” teksa Villar dhe Cristante nuk kanë qenë të gatshëm për Jose Mourinho-n. Gjithsesi, lajmi i mirë është se mesfushori Cristante pas testimeve të fundit, nuk është më i infektuar.

Por, kryeqytetasit kanë humbur shërbimet e një tjetër futbollisti që ka rezultuar me COVID. Fjala është për talentin, Felix Afena-Gyan, i cili edhe pse ka qenë i vaksinuar sërish nuk i ka shpëtuar infektimit dhe është detyruar të futet në karantinë. Në këtë formë, 18-vjeçari nuk do të jetë në dispozcion për ndeshjen e nesërme të kampionatit ndaj Bologna në transfertë, ndërsa kujtojmë se ganezi është një “gjetje” e trajnerit Mourinho.

Ky i fundit e aktivizoi Felix në ndeshjen ndaj Genoas, me sulmuesin që përfitoi nga shansi i luzitanit dhe realizoi dy gola me vlerën e tre pikëve për skuadrën e Romës. Por, tashmë në momentin e tij më të mirë, do t’i duhet të qëndrojë për disa ditë larg shokëve të ekipit.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like