Roma rikthehet te fitorja, Frosinone bie në shtëpi

by admin
Spread the love

Roma rikthehet te fitorja, ndërsa ka triumfuar me rezultatin 0-3 në transfertën e Frosinone-s, takim i vlefshëm për javën e 25-të të Serie A.

Ky takim rezultoi shumë i luftuar, megjithatë ishte skuadra e Daniele De Rossi-t ajo e cila festoi në fund.

Sfida u zhbllokua në minutën e 38’, me 18-vjeçarin holandez, Huijsen që realizoi një gol spektakolar dhe kaloi miqtë në avantazh, ndërsa bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Roma vazhdoi me sulmet, pasi Turati ndali goditjen e parë të Romës, Azmoun godet me forcë në minutë e 71′ dhe dyfishon avantazhin e “verdhekuqve”.

Ndërsa më pas Roma fiton penallti që merret përsipër nga Paredes, i cili e dërgon topin në fundin e rrjetë dhe realizon golin e tretë për ekipin e tij.

Pas këtij takimi, Frosinone renditet në vend të 15-të me 23 pikë, teksa Roma renditet në vend të gjashtë me 41 pikë.

You may also like