Roma kualifikohet në turin tjetër, Pellegrini dhe Zaniolo përmbysin Ludogorets

by admin
Spread the love

Roma nuk gabon në “Olimpico”, mposht me përmbysje 3-1 Ludogorets, siguron vendin e dytë në grup dhe kualifikohet në turin tjetër të Europa League.

Ndonëse verdhekuqtë rrezikojnë në disa raste, pjesa e parë mbyllet me avantazhin e bullgarëve, që shënojnë me Rick.

Djemtë e Mourinhos bëjnë përmbysjen e madhe në pjesën e dytë duke shënuar 3 gola. Pellegrini realizon 2 gola nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Zaniolo shënon golin e sigurisë 5 minuta para perfundimit të kohës së rregullt. /Oversport.tv

Foto:as Roma Twitter

You may also like