Roma ka gjetur pasardhësin e Karsdorp, Mourinho synon lojtarin e Realit të Madridit

by admin
Spread the love

Roma do të ndërhyjë në merkaton e janarit për të gjetur zëvendësuesin e Rick Karsdorp, që tashmë e ka të sigurt largimin nga klubi verdhekuq.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, i përzgjedhur i Jose Mourinhos për këtë pozicion është Alvaro Odriozola, që sezonin e kaluar spikati me fanellën e Fiorentinës, ndërsa këtë vit nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Realin e Madridit.

Ka patur një takim dje në Trigoria mes menaxherit të përgjithshëm të Romës Tiago Pinto dhe agjentit të lojtarit Giuseppe Bozzo. Duket se biseda ka qenë pozitive dhe po punohet për një huazim me të drejtë blerjeje, me çmimin e fiksuar në 10 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like