Roma dominon dhe fiton ndaj Salernitanës, goli i Nzola i mjafton Spezias

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një gol i Bryan Cristante i ka mjaftuar Romës që të grumbullojë pikët e para në këtë edicion të Serie A pasi ka mposhtur minimalisht Salernitanën me rezultatin 1-0. Pavarësisht rezultatit, Roma dominoi takimin përgjatë 90 minutave duke shpërdoruar edhe disa raste të mira shënimi.

Ekipi i Mourinhos e nis menjëherë në sulm lojën dhe provon që të prishë ekuilibrat e takimit, por Zaniolo shpërdoron dhe nuk e mposht dot portierin kundërshtar. Provon edhe Dybala që ndalet vetëm nga shtylla.

Megjithatë, për të prishur ekuilibrat mendon Bryan Cristante që me një goditje me të majtën i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtjes së Salernitanës çon topin në rrjetë . Ndeshja merr rjedhën e kërkuar nga Roma e cila dikton edhe ritmin e takimit.

Të besuarit e Mourinhos provojnë vazhdimisht, por nuk janë të saktë në finalizim. Provon gjithashtu edhe Salernitana që të përfitojë dhe kërkon me anë të kundërsulmeve të vendosë ekuilibrin, por në fund sfida përfundon me fitoren e Romës e cila del nga ky takim me pikë të plota.

Po minimalisht ka arritur të fitojë edhe Spezia përballë Empolit në shtëpi me rezultatin 1-0. Goli i M’bala Nzola vendosi gjithçka në këtë duke i dhënë edhe pikët e para Luca Gottit në drejtimin e Spezias.

Në pjesën e parë të dyja ekipet janë shumë kërkuese me Empolin që kërkon të gjejë rrugën e rrjetës që në minutat e para. Nedim Bajrami i shkon shumë pranë golit, por topi i tij shkon ngjitur me shtyllën pingule.

Provon dhe Spezia që në minutën e 36-të kalon në avantazh me M’Bala Nzola. Ekipet shkojnë në dhomat e zhveshjes me avantazhin e Spezias, ndërsa në pjesën e dytë Empoli është më kërkues.

Spezia nga ana tjetër kërkon të mbrojë rezultatin dhe tërhiqet më shumë në mbrojtje. Empoli provon vazhdimisht, por nuk tregohet i qartë përpara portës. Kështu, sfida përfundon me rezultatin 1-0 me Spezian që del nga ky takim me pikë të plota. /oversport.tv

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like